7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Facebook i paguan hakerët me mbi 400,000 dollarë për t’i arrnuar vrimat

Më të lexuarat

Në konferencën e hakerëve Defcon që u mbajt gjatë kësaj jave në Las Vegas, Facebook nuk është vetëm duke rekrutuar ekspertë të rinj të sigurisë, por gjithashtu është duke e përhapur fjalën për shpërblimet që është duke i dhuruar – për vrimat e veta.

“Interneti është i ashpër, ju duhet të supozoni se të gjithë njerëzit janë duke provuar që të futen,” tha anëtari i skuadrës së sigurisë Facebook Security, Fred Wolens, për The Verge. Facebook ka ofruar shpërblime më parë për hakerët dhe madje ka punësuar disa hakerë të profilit të lartë, por kurrë nuk është deklaruar kaq haptas.

Me “shpërblimet për vrimat” për hakerët që më parë mbuluan vrimat në produktet e rrjetit Facebook, shpërblimet tani mbulojnë edhe infrastrukturën dhe serverët e rrjetit Facebook. Ndërmarrja tashmë ka dhuruar mbi 400,000 dollarë si shpërblime deri më tani, ku secili shpërblim është nga 500 dollarë minimumi, në 10,000 dollarë për një dobësi kritike. “Ne i shtyjmë përditë,” tha një anëtar i ekipit Facebook Security, “ashtu që ne të mund të azhurnojmë mirë diçka në çdo kohë të ditës.

Një arrnim i vrimës do të mund të merrte një orë për ta arrnuar për të gjithë përdoruesit mbarëbotëror. Në lajmin për përfitimet e veta, Facebook tregoi para dy ditëve që ky rrjet ka gati një miliard përdorues mujor. “Ne mund t’i bëjmë arrnimet aq shpejt dhe kjo është diçka të cilën shumica e ndërmarrjeve nuk janë në gjendje ta bëjnë. Kjo minimizon mundësinë që një vrimë të shfrytëzohet,” tha ai.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit