9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Facebook hyn në bursë, brenda ditësh

Më të lexuarat

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook.com është duke planifikuar që të shesë aksionet në kompani, duke filluar nga mesi i këtij muaji.

Një prej emrave më të mëdhenj në rrjetet sociale, Facebook, po planifikon që të hyjë në bursë, apo siç e quajnë ndryshe në “ofertë publike fillestare,” ose IPO në anglisht.

Hapi i ri të cilin do ta bëjë kompania, për herë të parë, është që t’i jap publikut një shans për të blerë aksione në Facebook.

Kur ata të blejnë aksione, investitorët do të bëhen pronarë të pjesërishëm të kompanisë.

Për tetë vjet me radhë, Facebook ka qenë në pronësi të themeluesit të saj, Mark Zuckerberg, dhe të tjerëve që e ndihmuan atë për të krijuar rrjetin tashmë më të madh social në botë.

Në botën e financave dhe investimeve, Facebook është konsideruar të jet ë në pronësi private, por kjo gjë do të ndryshojë pas pak ditësh./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit