11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Evropianët më së shumti vdesin nga sulmi në zemër dhe në tru”

Më të lexuarat

Sulmi në zemër dhe tru janë shkaqet e rasteve më të shpeshta të numrit të vdekjeve në vendet e Bashkimit Evropian (BE), thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane të Statistikave (EUROSTAT).

Raporti i fundit thekson se në vitin 2016 në BE kanë vdekur 5.1 milion njerëz.

Më tej, thuhet se 33 për qind e rasteve janë më të rinj se 75 vjeç, 29 për qind të grupmoshës nga 75 deri 85 vjeç dhe 38 për qind mbi 85 vjeç.

Po ashtu theksohet se 36 për qind e rasteve janë vdekje të shkaktuara nga sulmi në zemër apo në tru, si dhe 26 për qind nga kanceri.

Sipas raportit të fundit, 5 për qind e vdekjeve janë nga aksidentet rrugore dhe faktorë të tjerë.

Numri më i madh i rasteve të vdekjes u regjistrua në Bullgari, pasuar nga Letonia, Rumania, Lituania dhe Hungaria.

Ndërkaq përqindja më e ulët e vdekshmërisë u regjistrua në Spanjë, Francë, Itali, Maltë dhe Luksenburg./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit