12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Evropa punon, Kosova feston në vend të saj

Më të lexuarat

Në Kosovë, vazhdon tradita e bartjes së pushimit në ditët e punës, kur festat bien vikendeve. Përderisa në vendet e Bashkimit Evropian sot punohet, institucionet e Kosovës kanë pushuar. Qytetarët thonë se janë të lodhur nga festat e pushimet e shumta dhe të panevojshme, kurse ligji për festat ka mbetur i pandryshuar.
 
Festohet një ditë përpara dhe pushohet dy ditë më pas.
 
Prej vitesh, sa herë që festat qëllojnë ditëve të fundjavës, e hëna shpallet ditë pushimi për tërë institucionet e vendit, raporton KTV.
 
9 Maji – Dita e Evropës, e cila u shënua të premten më 8 maj, iu ka sjellë sot një ditë pushimi të gjitha institucioneve të Kosovës.
 
Bartja e pushimit për festa në ditët e punës, është kundërshtuar edhe nga qytetarët. Sipas tyre, kjo praktikë është e tepërt dhe duhet ndryshuar.
 
Ditë më parë, drafti për plotësim ndryshimin e ligjit për festat zyrtare, pika 4 e të cilit përjashtonte vetëm të shtunën nga ditët që zëvendësohen për festat, nuk ka kaluar, në mungesë të deputetëve të listës serbe.  /koha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit