10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Evropa i tha “jo” lirisë së shprehjes

Më të lexuarat

Pengesat nga Gjermania, Holanda dhe Austria ndaj fjalimeve që ministrat turq dëshirojnë të mbajnë në vendet evropiane për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese që do të mbahet në Turqi, kanë treguar edhe njëherë standardin e dyfishtë të vendeve evropiane në çështjen për lirinë e mendimit dhe shprehjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes kryesisht vendet e Evropës Perëndimore, drejtojnë kritika të ashpra kundër Turqisë. Ndërsa përballë kësaj nëpërmjet kërcënimeve dhe presioneve ndaj pronarëve të sallave nuk lejojnë që ministrat e ardhur në Evropë të mbajnë fjalime në programet që zhvillohen për referendumin për ndryshimin e kushtetutës. Në krye të këtyre vendeve ndodhen Holanda e cila javën e ardhme do të zhvilloje zgjedhje, Gjermania ku në muajin shtator do të mbahen zgjedhje të përgjithshme dhe Austria e cila që prej disa kohësh ka hyrë në vorbullën e racizmit.

Austria përpos së ndodhet në mbrojtje të ndalesave ajo ka propozuar që kjo të përhapet edhe më tej si dhe ka kërkuar nga Zvicra që të ndalojë programet e fushatës “po”. Përveç kësaj kryerja e programeve të fushatës “jo” nga HDP-ja pa asnjë problem, ka treguar qartë se vendet evropiane janë haptazi palë në referendumin për kushtetutën.

Aktiviteti “Berlini thotë jo” i organizuar më 24 shkurt nga HDP, CHP dhe ÖDP është zhvilluar pa u përballur me ndonjë pengesë. Ndërsa ndalesat ndaj aktiviteteve “po” kanë nisur më 2 mars, me anulimin e aktivitetit ku ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ do të merrte pjesë në qytetin Gaggenau të Gjermanisë, me pretendimin e pamjaftueshmërisë së parkingut të sallës.

“Nuk bëhet fjalë për ndalesa ndaj HDP-së dhe partive të tjera opozitare”

Deputeti i partisë HDP, Faysal Sarıyıldız, i cili kërkohet në Turqi dhe për të cilin janë publikuar pamje duke i transportuar armë organizatës terroriste PKK, në kuadër të fushatës “jo” ka mbajtur fjalime në shumë rajone të Austrisë, Ai së fundmi është takuar me partiakë në rajonin Ternitz të qytetit Neukirchen në Austrinë e Poshtme. Gjithashtu në po të njëjtat ditë kryeministri i Austrisë, Christian Kern, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian kishte kërkuar që të vendoseshin ndalesa nga BE-ja ndaj politikanëve që do të vinin nga Turqia në kuadër të fushatës.

Një tjetër deputete në kërkim e HDP-së, Tuğba Hezer Öztürk, në datat 14,15 dhe 16 mars me deputeten e partisë së majtë gjermane Karin Binder në kuadër të fushatë “jo” do të mbajë fjalime në qytetet Freiburg, Karlsruhe dhe Heilbronn të Gjermanisë.

Cili vend, cilin program ka anuluar?

Pas anulimit të fjalimit të ministrit turk të Drejtësisë, Bekiz Bozdağ, në Gjermani u anulua edhe fjalimi i ministrit të Ekonomisë, Nihat Zeybekçi, që do të mbahej më 5 mars në Köln.

Pas anulimit të fjalimit i cili ishte parashikuar të mbahej në rajonin Porz, u kryen përpjekje që ky fjalim të mbahej në një ambient tjetër në Frechen, por si pasojë e presioneve edhe ky u anulua. Përveç të gjitha këtyre përjetimeve Zeybekçi gjeti mundësinë të mbante fjalimin e tij në sallën e hotel Senat.

Ndër të tjera pavarësisht se Zeybekçi, në fjalimin e tij përdori shprehje goxha pozitive dhe për uljen e tensioneve me Gjermaninë, në media u publikuan komente dhe shkrime plot me ofendime. Publikimet të cilat tejkaluan etikën e gazetarisë treguan edhe njëherë qëndrimin paragjykues të medias gjermane dhe gjuhën e saj të urrejtjes.

Pas publikimeve nxitëse të medias u anuluan fjalimet e ish-ministrit të Energjisë, Taner Yıldız, që do të mbante më 6 mars në Grosskrotzenburg, si dhe fjalimi më 7 mars në Nürnberg. Yıldız pas këtyre zhvillimeve gjati mundësinë të mbante fjalimin në rajonin Kelsterbach në afërsi të Frankfurtit.

Një nga anulimet që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë fjalimi i ministrit të Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, që do të mbante në Hamburg më 7 mars.

Nga drejtuesit e Hotel Elysee u anulua fjalimi që Çavuşoğlu do të mbante, më pas u mor me qira një sallë dasmash, por si rezultat i presioneve ndaj pronarëve edhe ky aktivitet u anulua dhe u përcaktua një ambient tjetër. Edhe këtë herë policia dhe zjarrfikësit pasi mbërritën në këtë ambient e mbyllën tërësisht sallën me pretendimet se salla nuk kishte dyer të mjaftueshme për daljet e emergjencave. Kurse po në të njëjtin vend më parë kishte mbajtur aktivitetet e saj HDP-ja për të cilën as policia dhe as zjarrfikësit nuk kishin kryer asnjë veprim. Mësohet gjithashtu se pronari i sallës do të ketë goxha dëme financiare për shkak se nuk do të mund të zhvillojë edhe dasmat që ka patur rezervuar.

Ministri Çavuşoğlu reagoi ashpër për shkak të këtyre pengesave dhe deklaroi se do të shkonte në Gjermani me çdo kusht. Çavuşoğlu, arriti ta mbante fjalimin e tij në oborrin e rezidencës së kryekonsullatës së Turqisë në Hamburg. Ndër të tjera bëhet e ditur se Çavuşoğlu kreu një takim me homologun gjerman, Sigmar Gabriel, duke i dhënë një listë të përbërë nga 30 aktivitete nga të cilat 2 prej tyre në rangun e ministrave dhe të tjerat në nivel deputetësh.

Ka një kuriozitet nëse do të anulohen apo jo aktivitetet e parashikuara që të mbahen në ditët e ardhshme si dhe bëhen komente se Turqia gjatë kësaj periudhe do të testojë sinqeritetin e Gjermanisë.

Gjithashtu mësohet se fjalimi që do të mbante ditën e sotme në Essen, ministrja e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan, është shtyrë për ditën e diel, për shkak të kufizime të sjella nga bashkia.

Opinioni publik pret me kuriozitet nëse do të zbatohet apo jo lista e aktiviteteve që Turqia i ka dhënë Gjermanisë.

Holanda

Agjendën e zgjedhjeve në Holandë ku të mërkurën e ardhshme m[ 15 mars do të mbahen zgjedhje e përcaktojnë politikat e të djathtës ekstreme. Në vendin ku edhe partitë kryesore dalin përballë popullit me shprehje raciste, kanë përbërë “material elektoral” edhe fjalimet e ministrave që do të vijnë nga Turqia.

Në Holandë ku shihet në mënyrën më të qartë sëmundja e racizmit e kontinentit të Evropës, demokracia dhe liria e shprehjes është lënë sadopak mënjanë. Holanda së fundmi me frikën se do të shkojnë më shumë vota për të djathtën ekstreme anuloi me arsyetime serioze takimin që ministrja e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan do të mbante në qytetet Hengelo dhe Wehl. Në të njëjtën mënyrë anuloi edhe aktivitetin që ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, do të mbante në qytetin Hoogvliet, ku Çavuşoğlu ka deklaruar se do të mbërrijë në Holandë pavarësisht çdo gjëje.

Pas anulimit të fjalimit në rajonin Hoogvliet të Rotterdam-it është njoftuar se aktiviteti do të zhvillohet në kryekonsullatën e Turqisë në Rotterdam.

Austria

Nuk u lejua nga bashkia prezantimi i librit që do mbahej nga ish-ministri i Energjisë, Taner Yıldız, ditën e djeshme në qytetin Vorarlberg. Pavarësisht se iu konfirmua se do të zhvillohej prezantimi i librit autoritetet e bashkisë njoftuan se kanë dyshime se do të mbahej fjalim me përmbajtje politike. Si rezultat Unioni i Demokratëve Turq Evropianë (UETD) u detyrua që aktivitetin ta zhvillojë në një vend tjetër.

Ndërsa bëhet e ditur se në Austri janë anuluar edhe 3 aktivitete të tjera të organizuara nga Unioni i Demokratëve Turq Evropianë (UETD), ku do të merrte pjesë deputeti i AK Partisë të qytetit Bursa, Muhammet Müfit Aydın. Aktiviteti i parë që do të mbahej sot në qytetin Linz dhe aktivitetet që do të mbaheshin ditën e diel në qytetet Herzogenburg dhe Wiener Neustadt janë anuluar për “arsye të sigurisë”.

Zvicra

Ndërsa në Zvicër për anulimet e aktiviteteve në fjalë janë ngritur zëra të ndryshëm, ku me arsyetimin “për shqetësimin më të lartë të sigurisë” nga qeveria u kërkua të anulohej fjalimi që do të mbahej nga ministri i Jashtëm, Çavuşoğl, në Zürih Hilton. Për zhvillimet në fjalë njoftohet se Ministria e Jashtme ka reaguar për ndalesën e kërkuar nga Këshilli Federal.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Zvicrës në lidhje me vizitën e ministrit Çavuşoğlu në Zürih thuhet se “Asnjë kërcënim i jashtëzakonshëm, nuk mund të tregojë të drejtë kufizimin e lirisë së shprehjes.”

“Aktualisht vizita e ministrit të Jashtëm të Turqisë në Zyrih nuk përbën ndonjë element të kërcënimit të brendshëm. Për këtë arsye nuk ka ndonjë arsye për të ndaluar vizitën”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ndalesat e Gjermanisë, Austrisë dhe Holandës si dhe ndalesat në nivel të lartë të Zvicrës shkaktojnë shqetësime për Evropën e cila pretendon se është mbrojtëse e lirisë së mendimit dhe shprehjes.

Vendimet në vazhdim do të tregojnë nëse janë përkohësisht apo të përhershme shkeljet e demokracisë nga Evropa e cila përgatit raporte dhe tenton ti japë mësime vendeve të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit