12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Evropa Burgos Plastikën – Ndalohet Shitja E Një Morie Produktesh Të Përditshme

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian hedh një hap të fortë drejt frenimit të ndotjes për një të ardhme më të qëndrueshme.

Parlamenti Evropian miratoi ndalimin e plastikës një-përdorimshe si gota, pjata, pirunë, thika, pipa dhe kunja veshësh plastike, të cilat do të hiqen nga tregu evropian deri në 2021.

Këto produkte përbëjnë mbi 70% të mbeturinave detare. Për shkak të shkallës së ulët të dekompozimit, plastika grumbullohet në dete, oqeane dhe në plazhe në BE dhe në mbarë botën.

Mbetjet e plastikës gjenden në specie detare, të tilla si peshqit dhe gjallesat e tjera detare dhe më pas kalojnë prandaj në zinxhirin ushqimor të njeriut.

Sipas Komisionit Evropian, më shumë se 80% e mbeturinave detare janë plastike. Në bazë të shumë kërkimeve dhe studimeve, shumë mikrocopëza plastike arrijnë të hyjnë në mishin e peshkut të ngrënë nga njerëzit.

Plastika e gjetur në organizmat njerëzorë prej konsumit të peshkut të ndotur përmban copëza najloni, polistireni dhe polietileni.

Studime të tjera kanë treguas se midhjet dhe butakët e detit janë një burim edhe më i madh i mikroplastikës në ushqimin njerëzor.

Studiuesit vunë në dukje se ishte vlerësuar se konsumatorët europianë të frutave të detit mund të konsumojnë deri në 11,000 copa mikroplastike në vit.

Por ka kufizime edhe për produkte të tjera plastike
Konsumi i disa artikujve të tjerë, për të cilët nuk ekziston asnjë alternativë, do të duhet të reduktohet nga shtetet anëtare prej më së paku 25% deri në vitin 2025.

Kjo përfshin kutitë plastike me një përdorim ose kutitë që përdoren për fruta, perime, ëmbëlsira ose akullore.

Shtetet anëtare, por edhe Shqipëria, do të hartojnë plane kombëtare për të inkurajuar përdorimin e produkteve të përshtatshme për përdorim të shumëfishtë, si dhe ripërdorimin dhe riciklimin.

Bishtat e cigareve si ndotës kryesor i mjedisit

Deputetët e Parlamentit Evropian ranë dakord se masat kufizuese duhet të mbulojnë gjithashtu mbeturinat nga produktet e duhanit, veçanërisht filtrat e cigareve që përmbajnë plastikë.

Këto duhet të reduktohen me 50% deri në 2025 dhe 80% deri në vitin 2030. Një bisht cigareje arrin të ndotë 500 deri në 1000 litra ujë.

Kur hidhen në rrugë, ato mund të zgjasin dymbëdhjetë vjet për t’u shpërbërë.

Të gjitha ndryshimet do të duhet të hyjnë në fuqi edhe në Shqipëri si pasojë e rregullave të aderimit në Bashkimin Evropian./agroweb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit