21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Eurokomisarja për Transportin: Turqia një lidere globale në sektorin e aviacionit

Më të lexuarat

“Ju mund të ndiheni krenarë për vendin tuaj (Turqinë), që është transformuar në një lider global me kapacitetin e tij në sektorin e aviacionit”, ka deklaruar komisarja evropiane për Transportin, Violeta Bulc…

“Ju mund të ndiheni krenarë për vendin tuaj (Turqinë), që është transformuar në një lider global me kapacitetin e tij në sektorin e aviacionit. Sidomos me këtë aeroport të ri e të pabesueshëm, të cilin ju e ndërtuat në një kohë rekord, Stambolli është tashmë një qendër rajonale e aviacionit”, ka deklaruar komisarja evropiane për Transportin, Violeta Bulc.

Në një bashkëbisedim me gazetarët turq në Komisionin e Bashkimit Evropian, Violeta Bulc theksoi se Turqia është e vetëdijshme për pozicionin e saj rajonal dhe gjeostrategjik, ndërsa shtoi se zhvillimi i bashkëpunimit të frytshëm dhe konstruktiv BE-Turqi është shumë i rëndësishëm për Unionin.

Më tej ajo vuri në pah se transporti gjithashtu ka një vend me peshë madhore në bashkëpunimin tregtar, ekonomik, social dhe politik ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë.

“Unë besoj fuqishëm që transporti është një pjesë e agjendës politike pozitive në marrëdhëniet turko-evropiane”, u shpreh politikania sllovene.

Pasi rikujtoi se vitin e kaluar është iniciuar dialogu i lartë politik në fushën e transportit ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, eurokomisarja Bulc bëri me dije se më datë 5 shkurt do të realizojnë një mbledhje në Bruksel me ministri turk të Transportit dhe Infrastrukturës, Mehmet Cahit Turhan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit