16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Euro 2016, Belgjika lë jashtë Januzajn

Më të lexuarat

Adnan Januzaj nuk do të jetë pjesë e kombëtares belge në Euro 2016. 21-vjeçari shqiptar i lindur në Bruksel është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Mark Wilmots, ai i cili para pak kohësh e cilësonte si talent të madh duke i prishur mendjen që të zgjidhte Belgjikën para Shqipërisë, njofton Top Channel.

Madje për t’i djegur mundësinë për t’u veshur kuqezi, Wilmots e aktivizoi Januzajn për shumë pak minuta në Botërorin e shkuar.

Duke qenë se Belgjika i mbylli derën, mediat britanike shkruajnë se 21-vjeçari i Manchester United dëshiron që tashmë të luajë për kombëtaren e Kosovës.

Kjo e fundit u pranua pak ditë më parë me të drejta të plota në UEFA, ndërkohë që të premten pritet të pranohet edhe nga FIFA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit