12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

EULEX-i dështoi për vjedhjen në Polici

Më të lexuarat

Hetuesia e EULEX-it duket se ka dështuar në zbardhjen e rastit për vjedhjen skandaloze, që pati ndodhur pikërisht para tre vjetësh në Dhomën e Dëshmive në ndërtesën e Policisë së Kosovës.


Pas dështimit të autoriteteve kosovare për ndriçimin e këtij rasti, ishin hetuesit e EULEX-it ata që e morën në duar këtë çështje, por as këta pas disa muajve nuk arritën të zbardhin rastin, që atëbotë ishte cilësuar si “vjedhje spektakolare”, shkruan “Zëri”.

Ekspertët juridikë dhe njohës të çështjeve të sigurisë, vlerësojnë se vjedhja skandaloze në Dhomën e Dëshmive në objektin policor të “sigurisë më të lartë” përveç së është shndërruar në një lojë pingpongu ndërmjet autoriteteve kosovare dhe EULEX-it, mosndriçimi i këtij rasti flet më së miri se asnjëra palë nuk është e interesuar që t’i vërë “kapak” kësaj ngjarjeje.

Hetuesit e EULEX-it, të cilët kanë marrë rastin në duar, kohë më parë patën ngritur shumë “pluhur” se pista e hetimeve ishte ngushtuar, madje patën deklaruar se janë edhe disa të dyshuar, duke i kërkuar kohë Gjykatës Supreme pesë-gjashtë muaj, porse deri më sot askush nuk është arrestuar dhe ndjekur penalisht.

Zyrtarë të EULEX, as që kanë dashur të deklarohen rreth vjedhjes misterioze që atëbotë pati shokuar gjithë opinion në Kosovë.

Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, ka deklaruar se Prokuroria nuk dëshiron që të deklarohet rreth kësaj ngjarjeje.

Por, avokati Tomë Gashi konsideron se pezullimi i hetimeve përkohësisht nga EULEX-i, ka qenë gabim vetëm sa për të përfituar kohë, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit. Ai thotë se sikurse autoritetet vendore ashtu edhe Misioni i BE-së për sundim të ligjit kanë dështuar.

Ndryshe vjedhja më e rëndë në Polici kishte ndodhur ndërmjet 24/25 prillit të vitit 2009 në Polici-kur janë vjedhur 47 kilogramë heroinë dhe më shumë se 3 milionë euro, në valuta të ndryshme, përfshirë edhe dëshmi të tjera./Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit