7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Esra Iljazi nga Sllupçani fiton “Unazën e Inxhinierisë 2017”, inxhinerja më e mirë e diplomuar në Maqedoni

Më të lexuarat

Esra Iljazi, studentja më e dalluar për vitin 2017 në fakultetin e arkitekturës pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, njëherit edhe studentja e parë shqiptare që dekorohet me këtë çmim që organizohet që nga viti 2004 nga Instituti i Inxhinierisë në Maqedoni, ndërsa i ndanë presidenti i shtetit Gj. Ivanov.
Këta çmime u ndanë sot, në Kompleksin e Manastirit në Ohër, ndërsa ndahen për inxhinierët më të mirë të diplomuar në Maqedoni. Ky vlerësim i lartë, në të vërtetë tregon vulën e një etape të kryer me sukses dhe përgjegjësinë që të vazhdohet të zbatohet edhe në praktkë.

Esra Iljazi, e lindur në Sllupçan (komuna e Likovës), në janar të këtij viti diplomoi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke marrë titullin, Magjistër Inxhinier Arkitekt.
Esra qysh në hapat e parë të shkollimit njihej për zgjuarsinë dhe arritjet e saja në lëmi të ndryshme , konkretisht në lëndën e matematikës duke ngadhënjyer shumë çmime të para si në gara rajonale shtetërore ashtu edhe në mbarëkombëtare. Në rrethin tonë, përveç nga edukatoret, ajo njihet edhe nga gjeneratat e ardhëshme si model i nxënëses së dalluar përmes diplomave të shumta dhe lëvdatave për të. Esra vazhdoi rrugëtimin e saj me përkushtim të njejtë edhe gjatë shkollimit të mesëm dhe atij universitar duke treguar sukses të veçantë nga të tjerët. Puna e saj, fillimisht u cilësua nga kuadri i fakultetit të arkitekturës si studente e dalluar e më pas edhe nga institucionet më të larta.
Me 14 mars 2017, Esrës nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” i ndahet shpërblimi “26 KORRIKU” që i paraprinë shpërblimit të radhës, atij më prestigjioz “Unaza e Inxhinierisë 2017”.

Vlenë të theksohet se familja Iljazi nga Sllupçani, njihet si familje e arsimuar dhe e edukuar kombëtarisht dhe fetarisht.
Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, para Esrës, si mjeke ka diplomuar motra e saj Xhejlanja, ndërsa vëllezërit, Qerami pranë diplomimit si inxhinier i ndërtimtarisë dhe vëllau më i ri Murseli poashtu ndjek hapat e vëllaut, viti i parë pranë fakultetit të ndërtimtarisë në po të njejtin Universitet.

Përveç si njoftim le të jetë ky njëherit edhe si mesazh, që këtë dituri dhe njohuri të arritur, Esrës t`i mundësohet që në të ardhmen si profesoresh ta shpërndajë tek studentët pranë Universiteteve në vend e më gjërë.

Esra Iljazi, je shembull se si duhet të jetë një student i edukuar dhe arsimuar! Sot nuk u gëzove vetëm ty dhe familja Iljazi, por u gëzuam të gjithë ne që e kuptuam se ti je vlerësuar në mesin e studentëve më e dalluara e fakultetit për vitin 2017. Vetëm kështu mund të ecim përpara !

Të priftë e mbara, Esra !

/Iljasa Abazi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit