11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Është kompania më e pasur në botë, por ju me siguri nuk keni dëgjuar – as vetë nuk e dinë se sa trilionë dollarë kanë!

Më të lexuarat

Për kompaninë Saudi Aramco me siguri se nuk keni dëgjuar kurrë, por pikërisht ajo është më e pasura në botë, madje më e pasur edhe se gjigantët Apple dhe Amazon.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Saudi Aramco, kompani kjo e naftës e cila vlerësohet në mes dy dhe dhjetë trilionë dollarëve amerikanë.

Po sipas mediave, të hyrat vjetore të kësaj kompanie janë rreth 311 miliardë dollarë, ndërsa fitimi i Amazon është 135,98 miliardë, përderisa i Apple është 156,50 miliardë.

Bëhet e ditur se kompania që ka rreth 65 mijë të punësuar është e dyta për rezerva të naftës, me 260 miliardë barelë dhe nën administrimin e saj gjenden mbi 100 poligone naftë dhe gazi në Arabinë Saudite.

Kjo kompani ka filluar së funksionuari që nga viti 1980 dhe gjendet në pronësi të plotë të qeverisë Saudite, ndërsa selia kryesore e saj ndodhet në Dhahran.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit