13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

ESADI VAZHDON MASAKRËN NDAJ POPULLIT TË TIJ

Më të lexuarat

Në sulmet e 24 orëve të fundit që ka zhvilluar ushtria siriane, kanë mbetur të vdekur 53 vetë.

Forcat e sigurisë, në fundjavë bënë terror në Kryeqytetin Damask, qytetet Hama, Humus, Idlib dhe Derae.

Si pasojë u vranë 53 persona ndër të cilët kishte edhe shumë gra e fëmijë.

Opozitarët njoftojnë se sulmet e pamëshirshme të ushtrisë siriane vazhdojnë pa ndalim dhe nga pikat e kontrollit të ngritura nga ushtarët e Esadit në shumë qytete, hapet zjarr ndaj vendbanimeve.

Ndërkaq vazhdojnë edhe reagimet pas masakrës në Huma.

Sulmet kanë vënë në veprim Kombet e Bashkuara.

Nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që u mblodh pas thirrjes urgjente të Anglisë, ka marrë vendim për dënim të ngjarjes.

Këshilli mban përgjegjës forcat e sigurisë së Sirisë për masakrën në Huma ku gjetën vdekjen 108 persona ku 32 prej tyre ishin fëmijë. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit