ESAD: NUK MË FRIKËSON FATI I ISH-LIDERËVE TË LIBISË DHE EGJIPTIT

0
50

Kështu u shpreh Presidenti i Sirisë, Beshar El-Esad në një intervistë të tij për kanalin gjerman “Das Erte”, pas takimit në Damask me të dërguarin special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Anan.

I dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, i cili po përpiqet për t’i dhënë fund dhunës në Siri, realizoi një takim me Presidentin Beshar El-Esad.

Anan bëri me dije se “me Esadin kanë arritur në marrëveshje mbi një “qasje”, që do t’i japë fund akteve të dhunës në vend”.

Pas kontakteve në Siri përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së dhe Ligës Arabe kaloi në Iran.

Kofi Anan, plani për paqe i të cilit rezultoi i pasuksesshëm, bisedën e tij me Esadin e cilësoi si “pozitive dhe konstruktive”, por nuk dha detaje./trt/kohaislame