7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Erë” e keqe në Qeveri

Më të lexuarat

Një aromë shumë e keqe ndërpreu gjithçka, pak minuta pasi filloi konferenca për “Privatizimin e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut”.
Takimi do të vazhdonte sikur lideri i “Rockfeller” –it në Prishtinë, Haki Abazi nuk do të kërkonte ndërrimin e sallës P38 të ndërtesës së qeverisë.
“Qeverisë gjithmonë i vjen era por kësaj radhe vërtetë nuk mundemi të qëndrojmë” i ka thënë Abazi, drejtuesit të konferencës, ministrit Besim Beqaj.
Pasi u konsultua me të vetët, ministri i hutuar tha se e kishin gjetur fajtorin. Në fakt, dy deputetet e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu dhe Albana Fetoshi veçse kishin lëshuar sallën.
Ministri i mllefosur kritikoi këtë veprim të deputeteve duke thënë se “femrave duhet t’u vijë erë e mirë”.
Pjesmarrësit lanë sallën për t’u ajrosur rreth 10 minuta për të rinisur prapë.
Konferenca vazhdoi por aroma e keqe që ngjante me aromën e vezëve të prishura nuk u hoq dot.
Dje (5 korrik) lideri i Vetëvendosjes replikoi ashpër me kreun e Qeverisë Hashim Thaçi rreth privatizimit të KEK-ut për të cilin dhe është mbledhur konferenca e ditës së sotme.
Në të ikur, deputetet e Vetëvendosjes nuk e komentuan ngjarjen veçse thanë se në qeveri gjithmonë vjen “erë e keqe”./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit