21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Erdogani takohet me emirin e Katarit Al Thani – Katari i fortë në krah të Turqisë

Më të lexuarat

Erdoğan dhe Al Thani u takuan në orët e pasdites në Kompleksin Presidencial në Ankara

 

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara priti emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, i cili qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasada e Katarit në Ankara në prag të vizitës së Al Thanit kishte shprehur mbështeje për Turqinë lidhur me masat e saj të cilat i ka ndërmarrë apo do t’i ndërmarrë me qëllim të forcimit të valutës kombëtare.

“Katari si në vitin 2016 kur Turqia u ndodh në shënjestër të tentimit të grusht shtetit, ishte dhe do të mbetet pranë vllezërve turq. Çdo herë do të jemi të parët në garën për t’i dalë në ndihmë popullit turk”, thuhej në kumtesën e lëshuar nga ambasada e Katarit.

Erdoğan dhe Al Thani u takuan në orët e pasdites në Kompleksin Presidencial në Ankara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit