12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Erdogani refuzon të takojë Netanjahun, para se Izraeli të kërkojë falje

Më të lexuarat

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e ka kundërshtuar idenë e takimit me kryeministrin izraelit Netanjahu, para se Izraeli të kërkojë falje për viktimat turke dhe pa hequr bllokadën ndaj Rripit të Gazës.

Gazeta izraelite Bediut Ahranut, ka përcjellë deklaratën e Erdoganit gjatë konferencës së Davosit e cila u mbajt në Stamboll, i cili është shprehur se:”Nuk jam i gatshëm të takohem me kryeministrit izraelit, para se Izraeli të heqë bllokadën ndaj Rripit të Gazës.”
Më pas, kryeministri turk shtoi:”Kushti i parë është kërkimi falje nga Izraeli, i dyti kompensimi i familjeve të viktimave dhe i treti heqja e bllokadës ndaj popullatës në Gazza. Vetëm pasi Izraeli ti plotësojë këto tre kushte, mund të flasim rinormalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, siç kanë qenë më parë.”
Erdogani tha se Turqia nuk ka nevojë për turistët izraelitë. “Ne ia dolëm që numrin e turistëve izraelitë ta zëvendësojmë me turistë të vendeve të tjera. Vetëm vitin e kaluar e kanë vizituar vendin tonë mbi 31 milionë turistë. Kriza e marrëdhënieve me Izraelin nuk ka ndikuar aspak në ekonominë turke.” tha Erdogan.
Ai tha se Turqia nuk do të heqë dorë nga tre kushtet e lartpërmendura, edhe nëse kriza mes dy vendeve do të vijojë më tej. Ai e kritikoi ashpër Izraelin pasi nuk u është përbajtur rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Erdogan tha se Izraeli po ua nxin jetën banorëve palestinezë, duke mos i lënë të jetojnë rehat në tokat dhe shtëpitë e tyre. “Palestinezët e pafajshëm, burra, gra e fëmijën, po vriten pasivisht në burgun më të madh në botë” tha Erdogan, duke lënë të nënkuptohej Rripi i Gazzës. /AO/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit