10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdogan zbulon sekretin: Ja ndihmat e NATO-s për ISIS-in

Më të lexuarat

Një prej vendeve anëtare të NATO-s ka luajtur rolin kryesor në armatosjen e terroristëve të ISIS. Kështu është shprehur Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë pa përmendur se kush është ai vend që ka luajtur rol në armatosjen e këtij grupi terrorist takfirist.

Nuk ka dyshim se, midis vendeve të NATO-s, Shtetet e Bashkuara luajnë rolin më të madh në ndihmën për grupet terroriste, veçanërisht ISIS. Kjo çështje është parashtruar në mënyrë të përsëritur sidomos gjatë debatit të fundit elektoral të zgjedhjeve presidenciale ndërmjet Hillary Clinton dhe Donald Trump. Në fakt, ish Sekretarja e Shtetit e SHBA, Hillary Clinton, pranoi se Shtetet e Bashkuara kanë formuar grupin terrorist ISIS për të shkatërruar fenë islame dhe për të realizuar atë që Shtetet e Bashkuara i quajnë interesa në Lindjen e Mesme. Në fakt, Shtetet e Bashkuara janë vendi kryesoar në ndjekjen e strategjisë së dyfishtë për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të tyre në pjesë të ndryshme të botës, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Gjithmonë është përfolur shumë rreth financimit të terrorizmit në Siri dhe Irak, prandaj shumë studiues, intelektualë dhe gazetarë kanë kërkuar gjetjen e rrënjëve të kësaj çështjeje. Një raport i fundit i Znj. Delilah Gitant Jiuva, gazetare në gazetën Trud në Sofje të Bullgarisë, paraqet dokumentet e publikuara në këtë drejtim. Gazetarja bullgare ka zbuluar një plan sekret të Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të ofruar armë ndaj grupit terrorist ISIS dhe Al-Kaidës nën mbikëqyrjen e CIA-s dhe NATO-s.

Znj. Delilah Gitant Jiuva është shkarkuar nga puna menjëherë pas nxjerrjes së raportit dhe pasi kishte thënë të vërtetën se si u dërgohen armë terroristëve të ISIS. Raporti gjithashtu përmend rolin e papritur dhe mbresëlënës të Elham Alijevit në këtë drejtim. Sipas gazetares bullgare, të paktën 350 fluturime diplomatike janë kryer në pjesë të ndryshme të botës gjatë tre viteve të fundit për të transferuar armë, ku avionët e varur nga qeveria e Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Dr.Elham Alijev, duke shfrytëzuar statusin diplomatik janë përdorur për transportimin e sasive të mëdha armësh të rënda dhe municioneve për terroristët. Sipas saj, kompania ajrore e Azerbajxhanit, Silk Way Airlines, ka kryer fluturime diplomatike me ndihmën e Izraelit, Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për tu ofruar armë terroristëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit