15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Erdogan, vizitë në Kosovë pas formimit të qeverisë

Më të lexuarat

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç ka paralajmëruar sot se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mund të vizitoj së shpejti Kosovën.

Në një konferencë që ajo mbajti sot me rastin e shënimit të 1-vjetorit të tentim grusht-shtetit në Turqi, tha se duhet të pritet që Kosova të formojë institucionet e saj pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe më pas një vizitë e Erdoganit mund të ndodh menjëherë.

“Në Kosovë është në proces themelimi i qeverisë, uroj që Kosova do të përparoj në ardhmërinë e saj dhe bashkë me miqtë e saj do të ketë pranë edhe Turqinë. Presidenti Thaçi vitin e kaluar ka qenë në Turqi dhe urojmë që në një afat shumë të shkurtër ta realizoj një vizitë edhe presidenti Erdogan në Kosovë. Pasi që të themelohet qeveria urojmë që shumë shpejt të bëhet kjo vizitë”, ka thënë Kiliç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit