16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdogan u bën thirrje arabëve për krijimin e një zone tampon në Siri

Më të lexuarat

Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, gjatë një interviste për një tv turk, u shpreh se Turqia e ka paralajmëruar Esedin kohë më parë, megjithatë ai nuk ia ka vënë veshin paralajmërimeve turke.

Ai tha se krijimi i një zone tampon brenda territoreve siriane, do të kontribuonte në përshpejtimin e përfundimit të krizës. Por – shtoi Erdogan – krijimi i një zone tampon, kërkon më parë ndalimin e fluturimeve ajrore. Ai shtoi se zvarritja e krijimit të zonës tampon, thjesht do të rrisë numrin e masakrave ndaj popullsisë civile, të ngjashme me ato të Sebrenicës në Bosnje.
Ai i drejtoi një thirrje të qartë dhe të hapur Ligës së Vendeve Arabe, për tu bërë pjesë e një vendimi të tillë duke thënë:”Le ta marrim këtë vendim bashkërisht dhe le të hedhim hapin e parë në këtë drejtim.”
Erdogan kritikoi qëndrimet e Rusisë, Kinës dhe Iranit duke thënë:”Ata e shohin çfarë po ndodh në Siri, ashtu siç e shohin fundin e pashmangshëm të Esed.” /A.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit