7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdoğan: Turqia synon rritje ekonomike jo më pak se 7 për qind

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara deklaroi se për vendet e tjera mund të majftojë rritja e normës ekonomike prej 2 ose 3 për qind, por Turqia synon një normë prej jo më pak se 7 për qind, madje nëse është e mundur që norma të jetë dyshifrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan gjatë një fjalimi në ceremoninë e ndarjes të çmimeve të Unionit të Dhomave të Bursave të Turqisë (TOBB) foli në lidhje me ngjarjet aktuale në vend.

“Neve nuk na interesojnë spekulimet rreth kursit valutor, as të lobit të interesit, dhe as të armiqve të Turqisë të cilët fshihen nën maskën e agjencive të rejtingut. Ata nuk na interesojnë”, ka thënë Erdoğan.

Ai shtoi se ata janë përpjekur të ngulfasin Turqinë në ujëra të cekët. “Por, ne e kemi drejtuar vendin tonë në port të sigurtë”, tha Erdoğan.

Lidhur me vendimet e agjencisë për rejtingun e kredisë S&P në Turqi, Erdoğan tha: “Ne nuk jemi anëtarë të kësaj agjencie të vlerësimit të kredisë. Në këtë kontekst, ju nuk keni kurrfarë autorizimi të jepni çfarëdo vlerësimi rreth nesh. T’i mund t’u japësh notë nxënësve për cilët e konsideron veten si mësues, kurse neve nuk mundesh”.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, të cilat do të mbahen në Turqi më 24 qershor, Erdoğan tha: “Çfarë do të ndodhë në këto zgjedhje? Do të ndodhë ajo që ndodhi në 12 zgjedhjet e kaluara”.

Duke folur për rritjen ekonomike të Republikës së Turqisë, Erdoğan tha se Turqia ka nevojë për të targetuar madje edhe rritje ekonomike dyshifrore.

“Vendeve të tjera mund t’u mjaftojë rritja ekonomike prej 2 apo 3 për qind. Ne duhet të synojmë drejt rritjes të normave që nuk janë nën 7 për qind , madje nëse është e mundur edhe norma të rritjes dyshifrore”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit