9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdogan: Turqia s’do të lejojë kurrë që turqit e Qipros të viktimizohen nga pazgjidhshmëria

Më të lexuarat

Kreu i shtetit turk publikoi një mesazh me rastin e 44-vjetorit të Operacionit të Paqes në Qipro…

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se Turqia s’do të lejojë kurrë që populli turk i Qipros të viktimizohet nga pazgjidhshmëria.

Kreu i shtetit turk publikoi një mesazh me rastin e 44-vjetorit të Operacionit të Paqes në Qipro (1974).

“Për shkak të qëndrimit të palës grekoqipriote, negociatat nuk prodhuan rezultatet e dëshiruara. Arritja e zgjidhjes në Qipro do të jetë një kontribut madhor për stabilitetin e Mesdheut Lindor. Sikurse deri më sot, Turqia do të vazhdojë të mbështesë gjithmonë vëllezërit turkoqipriotë edhe këtej e tutje”, tha Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit