10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdoğan: Turqia nuk mund të nënvlerësohet

Më të lexuarat

“Ne si Turqi i bëjmë thirrje vendeve të Evropës që të respektojnë demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut”, deklaroi presidenti Erdoğan

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim të mbajtur në takimin me anëtarët e Shoqatës së Botuesve “Anadolu” në rezidencën presidenciale në Ankara tha se Turqia nuk mund të nënvlerësohet e as të luhet me dinjitetin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke kritikuar deklaratën e kancelares gjermane në mbështetje të Holandës presidenti Erdoğan, ka thënë:

“Ti i mbyll dyert presidentit të Republikës së Turqisë, u mbyll dyert ministrave, nuk jep lejen e fluturimit, nuk lejon të flasin ata që vijnë atje. Për Holandën e cila vërsul kuajt dhe qentë e saj mbi qytetarët e mi, që mban të bllokuar në makinë ministren time ti thua se ‘Edhe unë jam në krah të Holandës’. Mirë, atëherë nëse ti je në anën e Holandës, edhe unë jam në anën e popullit dhe Zotit tim”.

“Turqia nuk është një vend që mund të shtyhet, nënvlerësohet, të luhet me dinjitetin, të dëbohen ministrat nga hyrjet apo që qytetarët e saj të zvarriten nëpër tokë. Po i ndjekim nga afër të gjitha këto përjetime në çdo vend të botës. Nëse ju vazhdoni të silleni në këtë mënyrë, nesër asnjë evropian, perëndimor në asnjë vend të botës nuk mund të hedhë hapin me siguri, me qetësi në rrugë. Nëse hapni këtë rrugë të rrezikshme ju do të jeni ata që do keni dëmin më të madh. Ne si Turqi i bëjmë thirrje vendeve të Evropës që të respektojnë demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut. Nuk duhet harruar që për këto vlera po aq sa edhe ne kanë nevojë kryesisht edhe evropianët”, tha Erdoğan.

Në lidhje me diskutimet mbi demokracinë parlamentare Erdoğan tha se “Në të vërtetë nuk ka ndodhur një gjë e tillë si demokracia parlamentare në këtë vend. Çfarë ka ndodhur?. Ka patur demokraci parlamentare me sistem të deleguar. Këtë e kanë bërë”.

“Sistemi që ne kemi sjellë është një sistem ashtu si në shumë vende të botës ku qeveria mblidhet nën personalitetin e një njeriu të vetëm, që largon drejtimin nga shumë krerë në zbatim, në këtë drejtim. Ndërsa ‘regjimi nga një njeri i vetëm‘ që këta nuk e heqin nga goja është krejtësisht një tjetër gjë, e cila tashmë ajo është mbyllur që në vitin 1923. Tashmë nuk bëhet fjalë për një ‘regjim nga një njeri të vetëm‘. Sistemi qeverisës presidencial është një sistem demokratik. Sepse presidenti zgjidhet me 50+1 përqind të votës popullore. Por, ne në Turqi a kemi parë edhe kryeministër të zgjedhur me 15 përqind? Kemi parë. Ne tashmë nuk dëshirojmë t’i shohim më këto”, tha presidenti Erdoğan duke shtuar se sistemi presidencial është sistem demokratik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit