Erdogan: Turqia nuk ka plan për të sulmuar Sirinë

0
39

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi dje se Ankaraja nuk kishte në plan të sulmonte ushtarakisht Sirinë, pas rrëzimit, të premten, të një avioni luftarak turk “F14 Phantom” nga forcat e regjimit sirian.

“Turqia nuk do të mbajë asnjë qëndrim armiqësor ndaj asnjë vendi dhe nuk ka asnjë plan që të sulmojë Sirinë”, u shpreh Erdogan.
Dje, kryeministri turk theksoi se nuk kërkonte luftë kundër Sirisë, ”por e paralajmëroi Damaskun se forcat turke do të reagonin ndaj çdo shkeljeje të kufirit”.
Ai po ashtu ishte shprehur se Siria ”ishte një kërcënim për Turqinë” dhe e dënonte prerazi regjimin e presidentit Bashar al Asad. /start/kohaislame