8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdogan: Turqia ka rritjen ekonomike më të madhe në OECD dhe të dytën në G20

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij vazhdon të rritet përkundër të gjitha sulmeve ekonomike, duke iu referuar rritjes prej 7,4 për qind të vendit në tremujorin e parë të këtij viti.

“Pas shkallës së rritjes prej 7,4 për qind që e arritëm në vitin 2017, edhe vitin 2018 e filluam shpejt”, ka shkruar Erdogan në rrjetin social Twitter, duke vlerësuar shifrat e rritjes ekonomike të sapopublikuara nga Instituti Turk i Statistikave.

“Vazhdojmë të rritemi fuqishëm mbi makro-themele të shëndosha edhe përkundër të gjitha sulmeve ekonomike dhe lojërave që luhen”, ka shtuar presidenti turk.

Duke rikujtuar se Turqia shënoi rritje për prej 7,4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, Erdogan tha se vendi është i pari në mesin e shteteve të OECD-së dhe i dyti në mesin e shteteve të G20-tës për sa i përket rritjes ekonomike.

“Vazhdojmë të jemi një nga shtetet me rritjen më të shpejtë në botë”, është shprehur Erdogan. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit