5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Erdoğan: Turqia është shpresa e vendeve islame

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan vuri në dukje se asnjë organizatë terroriste duke përfshirë këtu DAESH-in, Al-Kaedën, Boko Haram, Esh-Shebab, PKK-në, PYD-në, YPG-në nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me Islamin.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur sot gjatë një takimi me të rinjtë medresistë në Stamboll u shpreh se: ”Bënë çdo gjë për ti mbyllur këto shkolla në Turqi. Po çfarë ndodhi thoni? Po, nga përpjekjet u vendosën në raftet me pluhur të historisë, ndërsa e vërteta e medreseve (imam hatip) është këtu. Falënderimi i takon Zotit, janë në këmbë dhe i fortë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Java e përkujtimit të Profetit nuk është një përvjetor gjithsesi. Ai merr kuptim nëse përdoret për të rilindur nga ana shpirtërore. Un besoj se të gjithë muslimanët do të shfrytëzojnë këtë shans të rilindjes më së miri. Un lutëm që Allahu i madhëruar të na mbledhë nën sanxhakun e Profetit Muhamed (as) edhe në ditën e gjykimit, ashtu sikurse jemi mbledhur sot këtu”, u shpreh Erdoğan.

Duke nënvizuar faktin se një kohë në Turqi është munduar të zbatohet një projekt i cili synonte largimin e brezave nga kultura, historia, besimi dhe vlerat, Erdoğan në vijim të fjalës së tij shtoi: ”Për t’ia arritur këtij qëllimi ata prishën sistemin e arsimit. Ju hoqët shumë për shkak të kësaj. U zbatuan projekte të ndryshme duke filluar nga sporti deri tek media në mënyrë të vetëdijshme. Kur i kujtojmë këto gjëra shohim që janë bërë padrejtësi të poshtra, veprime jo ligjore. Në këtë mënyrë medresistëve i’u vendosën zinxhirë në këmbë, zinxhirë në mëndje. Në këtë mënyrë ata prenë rrugën dhe të ardhmen atyre. Por nuk e dinin që nuk mund të ndalosh dhënien e fryteve të këtyre filizave të rritura në kraharorin e popullit.”

Ndërkohë duke cekur punën që është bërë kohët e fundit ndaj shkollave të medreseve në vijim tha: ”Në kohën e 28 shkurtit (puçit ushtarak) numri i medresistëve u ul nga 600 mijë në 60 mijë. Ndërkohë në ditët e sotme medresetë garojnë me kolegjet. Tashmë në këto shkolla nuk shkojnë ata të cilët janë të detyruar, por ata që kërkojnë një të ardhme më të mirë. Numri i të rinjve që frekuentojnë këtë shkolla sot është rreth 1 milion e 207 mijë.”

Nga ana tjetër duke tërhequr vëmendjen për ngjarjet në botë, Presidenti Erdoğan u shpreh: ”Të gjitha lojërat sot në botë bëhen ndaj vendeve muslimane. Shikojmë që edhe ai që vdes thotë ‘Allahu Ekber’ edhe ai që vret thotë ‘Allahu Ekber’. A mund të jetë e drejtë një gjë e tillë? Duke bërë pak përjashtime, në shumicën e rasteve edhe ai që hedh veten në erë është musliman, edhe ata që vdesin janë të tillë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit