9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Erdoğan: Turqia do të ngjitet aty ku janë Amerika dhe Rusia

Më të lexuarat

“Aty ku janë vendet më të zhvilluara në botë, Amerika, Rusia, edhe Turqia do të ngjitet drejt kësaj pozite. Do të jemi në 10 vendet e para”, tha presidenti Erdoğan

 

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Stamboll ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që zgjedhjet e ditës së nesërme të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe të sigurtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan iu drejtuar masës në lagjen Beylikduz të Stambollit, dhe me këtë rast iu referua zhvillimeve aktuale. Në fokus të fjalimit të Erdoğanit ishin zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare.

Ai tha se Turqia me ndryshimet kushtetuese ka kaluar në sistemin presidencial. Sipas tij, Turqia në kuadër të këtij sistemi do të fluturojë dhe do të arrijë mbi nivelin e qytetërimeve moderne.

Erdoğan po ashtu iu referua edhe politkës së jashtme, duke theksuar se “Turqia në politikën e jashme nuk është më një vend që dëgjon urdhrat e dikujt, por një vend që është në tryezë dhe në terren”.

Presidenti i Turqisë gjithashtu komentoi edhe pretendimet e kreut të Partisë opozitare Popullore Republikane (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu dhe kandidatit presidencial Muharrem Ince, në lidhje me sigurinë e zgjedhjeve.

Ai potencoi se Turqia është shtet i së drejtës, dhe se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për zgjedhjet e nesërme, përfshirë edhe rajonet në juglindje të vendit.

“Zotëri Muharrem, zotëri Kemal, dua t’ju them se Turqia para së gjithash është shtet i së drejtës. Në 16 vitet e fundit nuk kemi pasur shkelje në zgjedhje, me përjashtim në rajonet terroriste në juglindje. Në këto rajone këtë vit kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Në rast se terroristët kërcënojnë procesin zgjedhor, do t’u hipim në qafë”, ka thënë Erdoğan.

Duke folur për synimet e Turqisë në periudhën e ardhshme Erdoğan tha se: “Aty ku janë vendet më të zhvilluara në botë, Amerika, Rusia, edhe Turqia do të ngjitet drejt kësaj pozite. Do të jemi në 10 vendet e para”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit