10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Erdoğan: Turqia do të bojkotojë produktet elektronike amerikane

Më të lexuarat

“Ne do të bojkotojmë produktet elektronike të Amerikës”, tha Erdoğan, duke theksuar se Turqia do të prodhojë produkte më të mira se çdo produkt i blerë nga jashtë me valuta të huaja dhe do t’i eksportojë ato

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, paralajmëroi bojkot të produkteve elektronike amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi i presidentit Erdoğan erdhi gjatë një fjalimi në një simpozium të organizuar nga Fondacioni për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në përvjetorin e 17-të të themelimit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

“Ne do të bojkotojmë produktet elektronike të Amerikës”, tha Erdoğan, duke theksuar se Turqia do të prodhojë produkte më të mira se çdo produkt i blerë nga jashtë me valuta të huaja dhe do t’i eksportojë ato.

“Ata nuk përmbahen nga përdorimi i ekonomisë si një armë kundër nesh, ashtu siç u përpoqën edhe në fushat e diplomacisë, ushtrisë dhe për paqëndrueshmëri sociale dhe politike”, shtoi ai.

Erdoğan po ashtu u shpreh se Turqia sot ka një nga sistemet bankare më solide në botë.

Presidenti turk tha se vendi i tij do t’i dyfishojë të ardhurat për kokë banori me arritjen e synimeve të caktuara për vitin 2023.

“Kështu, çdo qytetar i ynë do të jetë dy herë më i pasur”, potencoi Erdoğan.

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül për moslirmin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi sulmin e tij ndaj Turqisë duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50 për qind respektivisht.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit