12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Erdoğan: Turqia dhe Katari kanë dëshmuar se janë miq të vërtetë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë Erdoğan dhe emiri i Katarit Al-Thani kryesuan takimin e katërt të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij dhe Katari e kanë mbështetur njëri-tjetrin në kohë të vështira dhe kanë dëshmuar shumë herë se janë miq të vërtetë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kombi turk tregoi përpjekje të mëdha për të thyer bllokadën dhe sanksionet ndaj vëllezërve të tyre nga Katari”, tha Erdoğan gjatë takimit të katërt të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar në Stamboll.

Në qershor të vitit të kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini ndërprenë në mënyrë të përbashkët marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e grupeve terroriste.

Blloku i udhëhequr nga Arabia Saudite gjithashtu imponoi një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore ndaj Katarit, ndërsa Rijadi mbylli kalimin kufitar Abu Samra që lidhte dy shtetet e Gjirit.

Erdoğan shtoi se Doha ishte mbështetësi më i fortë ndërkombëtar i Turqisë pas përpjekjes së organizatës terroriste FETO për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, si pasojë e së cilës 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Takimi i mbajtur në Rezidencën Vahdettin u kryesua bashkërisht nga Erdoğan dhe emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.

Presidenti turk tha gjithashtu se ndihet krenar për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve në 45 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

“Katari ka qëndruar me ne përballë iniciativave spekulative që shënjestruan ekonominë tonë në muajt e fundit”, tha Erdoğan dhe falënderoi Katarin në emër të qytetarëve të Turqisë dhe në emrin e tij.

Al-Thani, nga ana tjetër, po ashtu shprehu kënaqësi për nivelin e marrëdhënieve dypalëshe dhe afirmoi vullnetin e tij për të rritur bashkëpunimin në çdo fushë.

Pas takimit, ministrat e dy vendeve nënshkruan një protokoll bashkëpunimi strategjik në fusha si transporti, kultura, tregtia dhe ekonomia.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Mehmet Cahit Turhan, ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan dhe zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın ishin gjithashtu të pranishëm në takim së bashku me zyrtarët e Katarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit