6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdogan: Terrorizmi nuk ka fe, racë dhe komb

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në deklaratën në lidhje me sulmin terrorist në Francë, tha se “Si një vend që kemi përjetuar shumë sulme terroriste, i kuptojmë shumë mirë ndjenjat e Francës dhe popullit francez. Ky veprim barbar që vlerësohet si sulm terrorist tregon edhe njëherë detyrimin se kundër terrorizmit duhet shfaqur një luftë të vendosur dhe të vazhdueshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se terrorizmi nuk ka fe, racë dhe komb, Erdogan u shpreh se “Ata që e realizuan këtë vepër brutale nuk kanë lidhje me njerëzinë. Në thelb, nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në botë për këta barbarë”.

“Çdo kush që hamendet në luftën kundër terrorizmit, presim që ta kenë marrë mësimin nga këto sulme të fundit që synuan Francën. Tanimë të gjithë duhet ta shohim se për organizatat terroriste nuk ka dallim mes Turqisë dhe Francës, Irakut dhe Belgjikës, Arabisë Saudite dhe Amerikës”, u shpreh Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit