7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdogan: S’e doni Turqinë në BE? Atëherë thojeni e bëni çfarë nevojitet burrërisht!

Më të lexuarat

“Nëse nuk mund të duroni as raportin aktual të Turqisë me BE-në, atëherë merrni guximin ta thoni këtë dhe të bëni ç’të jetë e nevojshme burrërisht”, deklaroi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan…

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u prononcua të mërkurën për marrëdhëniet Turqi-BE dhe reagoi ndaj deklaratave të Gjermanisë, vend që së fundmi është shprehur kundër anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian, gjatë një fjalimi në Takimin e Zgjeruar me Kryetarët e Degëve të Partisë AK, mbajtur në selinë e kësaj force politike në Ankara.

“Nëse nuk mund të duroni as raportin aktual të Turqisë me BE-në, atëherë merrni guximin ta thoni këtë dhe të bëni ç’të jetë e nevojshme burrërisht”, theksoi ai.

Erdogan u shpreh thellësisht i shqetësuar për atë se Gjermania e ka vendosur armiqësinë ndaj Turqisë në qendër të atmosferës dhe fushatave elektorale të saj.

“Ky stil politike, i cili gdhihet e ngryset me Turqinë, me partinë time dhe me mua personalisht, nuk mund të sjellë kurrfarë përfitimi për vendet e BE-së. Vallë në Turqi po bëhen këto zgjedhje, apo në Gjermani? Shikoni punën tuaj! Bëni zgjedhjet tuaja, pasi kushdo që fiton, neve s’na intereson aspak”, u shpreh ndër të tjera kreu i shtetit turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit