12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Erdogan: Ronaldo apo Messi? Portugezi më lart, sidomos në çështjen e Palestinës

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është përgjigjur pyetjes më të madhe të këtyre ditëve të Kampionatit Botëror të Futbollit: Ronaldo apo Messi?

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është përgjigjur pyetjes më të madhe të këtyre ditëve të Kampionatit Botëror të Futbollit: Ronaldo apo Messi?

Ai ka bashkëbiseduar me të rinjtë pjesëmarrës në programin “Takimi Rinor dhe Teknologjik”, organizuar në ambientet e selisë së Kompanisë Turke të Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TUSAS/TAI) në Ankara dhe transmetuar nga media sociale.

I pyetur mes të tjerash edhe për favoritin e tij në Botërorin FIFA 2018, që po zhvillohet në Rusi, Erdogani është përgjigjur me këto fjalë: “Fillimisht u prononcuam në favor të Gjermanisë, por na zhgënjeu. Gjermania u mposht në ndeshjen e parë dhe tani e ka pak të vështirë. Të gjitha skuadrat e forta s’po paraqiten në nivel tani. Gjermania u mposht, gjendja e Brazilit duket sheshit, ndërsa Meksika u shfaq interesante. Megjithatë nuk mund ta di nëse do të vazhdojë kështu edhe këtej e tutje.”

Duke bërë një krahasim ndërmjet yllit argjentinas, Lionel Messi dhe atij portugez, Cristiano Ronaldo, kreu i shtetit turk ka folur me lëvdata për futbollin e sulmuesit 33-vjeçar në sfidën kundër Spanjës.

Lideri turk tha se është një simpatizant i Ronaldos edhe pse Portugalia e mbylli ndeshjen me Spanjën në barazim 3-3.

“Nëse më pyesni Ronaldo apo Messi, atëherë më duhet të them që Ronaldon e vlerësoj me të vërtetë shumë më ndryshe. Për më tepër që tregolëshi (hat-trick) në atë ndeshje ishte mjaft i rëndësishëm. Perfeksioni në ekzekutimin e goditjes së dënimit ishte i padiskutueshëm. Jo të gjithë mund ta realizojnë. Performanca, besimi dhe karakteri i tij në atë ndeshje, aq më shumë karakteri i tij në çështjen e Palestinës, janë shumë të rëndësishme. Prandaj e duartrokas”, u shpreh Presidenti Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit