10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdoğan pret në takim simbolin e rezistencës palestineze, Xhunejdin

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan priti në takim Fevzi el-Xhunejdin, i cili u bë simbol i rezistencës në ngjarjet e fundit në Palestinë pas vendimit të presidentit amerikan Trump për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”

 

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan priti në takim Fevzi el-Xhunejdin, i cili u bë simbol i rezistencës në ngjarjet e fundit në Palestinë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pritjen e realizuar në kompleksin presidencial në Ankara, Xhunejdi mori pjesë me babain e tij, Muhammed el-Xhunejdi.

Presidenti Erdoğan dhe kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım i cili po ashtu ishte në pritje, përqafuan Xhunejdin dhe biseduan për një kohë me të.

Erdoğan duke treguar fotografinë e quajtur “Fëmija 16 vjeçar, simboli i rezistencës” e shkrepur nga Wisam Hashlamoun, e cila u zgjodh fotografia e vitit në kategorinë e lajmeve, në votimet e Fotografive të Vitit” të AA-së tha se “Kjo fotografi mori vendin e parë. Mua më pyetën ‘Cilën po e zgjedh’. Dhe unë e zgjodha këtë”.

Pas pritjes, presidenti Erdoğan dhe kryeministri Yıldırım bënë një foto për kujtim me Xhunejdin dhe babanë e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit