5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdoğan për Srebrenicën: Do të luftojmë për parandalimin e krimeve të tilla njerëzore

Më të lexuarat

“Do të luftojmë së bashku që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

 

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës tha se “Do të luftojmë së bashku që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter presidenti Erdoğan publikoi një mesazh në lidhje me 23 përvjetorin e gjenocidit të Sebrenicës.

Recep Tayyip Erdoğan

@RT_Erdogan

23 yıl önce Avrupa’nın gözü önünde yaşanan, tarihin en utanç verici hadiselerinden biri olarak gördüğüm Soykırımı’nda şehit olan Bosnalı kardeşlerimize Allah’tan rahmet diliyorum.

Bu tür insanlık suçlarının tekrarlanmaması için hep birlikte mücadele edeceğiz.

“Uroj mëshirën e Allahut për vëllezërit tanë boshnjakë që ranë dëshmorë në gjenocidin e Srebrenicës, i cili 23 vjet më parë është përjetuar në sytë e Evropës dhe të cilin e shoh si një nga ngjarjet më të turpshme të historisë. Ne do të luftojmë së bashku për të parandaluar që krime të tilla njerëzore të mos përsëriten më”, thuhet në mesazhin e Erdoğan-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit