7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdogan: Për “Rrugën e Re të Mëndafshit” duam të punojmë me Kinën

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se besonte që ‘Rruga e Re e Mëndafshit’ do ti vendoste vulën të ardhmes me objektivin e saj për të lidhur me njëra-tjetrën Azinë, Evropën, Afrikën dhe madje edhe Amerikën e Jugut.

Presidenti Erdogan, i cili dha mesazhe të rëndësishme edhe në fjalën që mbajti në ceremoninë e hapjes së forumit “Një brez, një rrugë”, organizuar në kryeqytetin e Kinës, Pekin, tha se bërja e planeve të infrastrukturës dhe ngritja standardeve teknike nga ana e vendeve që ndodhen në itinerarin e ‘Rrugës së Re të Mëndafshit’ do të kontribuojë në zhvillimin e korridoreve të përmasave ndërkontinentale, në veçanti të korridoreve tokësore, detare dhe ajrore.

Duke theksuar se Turqia, e vendosur në kryqëzimin e Azisë me Evropën, me vendndodhjen e saj të veçantë gjeografike është një nga vendet kryesore të hapësirës gjeografike ku do të kalojë Rruga e Mëndafshit, Erdoani tha:

“Iniciativa e Kinës për krijimin e korridorit ekonomik në Rrugën e Mëndafshit është e integruar me Projektin e Korridorit të Mesëm, i cili synon të lidhë vendin tonë (Turqinë dhe përmes Anadollit edhe Evropën) me Azinë Qendrore për të vazhduar lidhjen deri në Kinë. Siç dihet, Korridori i Mesëm është një projekt rrugor tregtar, i cili fillon në Turqi me destinacion Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin dhe prej këtu kapërcen Detin Kaspik dhe pasi kalon Turkmeninë, Kazakistanin përfundon në Kinë. Projekti është bërë në mënyrë të tillë që të përfshijë edhe Afganistanin me Pakistanin. Ne duam që në lidhje me këtë çështje të bashkëpunojmë me Kinën dhe vendet e tjera që përshkon itinerari i kësaj rruge”.

Erdoani vuri në dukje se me vënien në punë brenda pak muajsh të hekurudhës Baku-Tbilis-Kars do të ketë përfunduar edhe një pjesë e rëndësishme e projektit të Korridorit të Mesëm.

Presidenti Erdoan shprehu kënaqësinë e tij që këtë projekt historik po e realizojnë së bashku me kinezët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit