13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Erdoğan: Operacioni në Afrin ka filluar në terren

Më të lexuarat

KÜTAHYA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan thotë se “Operacioni në Afrin ka filluar në terren. Pas këtij operacioni pason Munbixhi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të AK Partisë në qytetin turk Kütahya tha se populli turk nuk ka hezituar kurrë që ta japë jetën për popullin dhe besimin si dhe për simbolet e tyre si ezani, flamuri, atdheu dhe shteti.

“Nëse ka të tillë që mendojnë se do të na bindin që ne t’i pranojmë ato që do të na ndodhin dhe do të tërhiqemi prapa nga lufta jonë e pavarësisë dhe të ardhmes për shkak të kërcënimit se ‘mund të japim dëshmorë’ , ne iu kemi borxh që t’u tregojmë atyre se po gabojnë”, tha ai.

“Emri i kësaj organizate është PKK, emri i kësaj organizate është PYD”

Erdoğan gjatë fjalimit të tij foli edhe për planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikë (SHBA) për të formuar një ushtri të udhëhequr nga organizata terroriste PYP/PKK në Siri.

“Ata të cilët manipulojnë me lojërat e tyre në Siri, mendojnë se po bëjnë dinakëri duke e ndryshuar emrin e organizatës terroriste. Në sytë tanë, çfarë do qoftë emri i saj, çdo lloj organizate që përbëhet nga terroristët është organizatë terroriste. Qenka Forca Demokratike Siriane, jo ushtria kufitare, jo mbrojtësit kufitarë. Jo, qenka formimi i sigurisë së brendshme, kë po mashtroni ju. Emri i kësaj organizate është PKK, emri i kësaj organizate është PYD, emri i kësaj organizate është YPG”, deklaroi Erdoğan.

Erdoğan në vazhdim të fjalimit të tij tha se “Më duket se kur thonë turk, atyre u bie ndërmend vetëm FETO dhe anëtarët e pakarakterë dhe të gatshëm për çdo lloj përdorimi të FETO-s, të cilët i kanë ushqyer dhe i kanë rritur. Përsëri kur flitet për partnerë me të cilët mund të punohet në rajon, më duket se në mendjen e tyre vijnë vetëm anëtarët e PKK-së, të cilët përbëhen vetëm nga militantët vrasës, të cilët mund të përdoren vetëm nga ata të cilët u japin para. Por, mos u merakosni, do të mësojnë se sa është i gabuar besimi te organizatat terroriste. Ata do të mësojnë se në këtë rajon nuk do të mund të gjejnë aleatë të tjerë me të cilët mund të punojnë, përveç Turqisë”.

“Pas këtij operacioni pason Munbixhi”

“Operacioni në Afrin ka filluar në terren. Pas këtij operacioni pason Munbixhi”, deklaroi presidenti Erdoğan duke shtuar se “Pasi premtimet e dhëna për Munbixhin nuk janë përmbushur deri më tani, askush nuk ka të drejtë të flasë për atë se çfarë duhet të bëjmë ne”.

“Do ta pastrojmë këtë ndytësirë të terrorizmit deri në kufirin e Irakut”

“Do ta pastrojmë këtë ndytësirë të terrorizmit deri në kufirin e Irakut”, tha Erdoğan. Ai tha se “Unë dua posaçërisht ta nënvizoj këtë çështje. Ne nuk kemi asnjë mendim më të vogël negativ lidhur me integritetin territorial, pavarësinë, të ardhmen e begattë dhe kërkesat demokratike të popullit të Sirisë”.

“Në të kundërtën ne së bashku me sigurinë tonë kombëtare, këto hapa po i ndërmarrim për sigurinë, qetësinë dhe të ardhmen e rreth 13 milionë vëllezërve tanë sirianë të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë siriane dhe janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë dhe atdheu i tyre, duke filluar nga 3.5 milionë refugjatë që qëndrojnë në shtetin tonë”, theksoi presidenti turk.

“A t’u tregoj juve se kush janë okupatorë në Siri? Okupatorë janë të gjithë ata të cilët masakrojnë popullin sirian, pa dalluar nëse janë fëmijë apo jo. A mund të ketë okupatore më të mëdhenj se ata të cilët masakruan afro një milion sirianë”, shtoi Erdoğan.

Ai më tej foli për udhëheqësin e organizatës terroriste FETO, Fethullah Gülen, të cilin sipas tij, SHBA-të një ditë do ta lënë pas dere si një facoletë të ndyrë.

“FETO, edhe sa do të ikësh? Edhe sa do të kujdesen për ty SHBA-të? Do të kujdeset deri në një moment, por pas asaj do të lënë pas dere si një facoletë të ndyrë. Kjo do të thotë se ‘Unë do të merrem ty’. Ato ditë janë afër. Do t’i shohim këto”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit