5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdogan: Nuk do të blejmë nga jashtë asgjë që mund ta prodhojmë vetë

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se asnjë produkt, që mund të prodhohet në Turqi, nuk do të blihet nga jashtë.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se asnjë produkt, që mund të prodhohet në Turqi, nuk do të blihet nga jashtë.

Presidenti dhe Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Në fjalimin e tij Erdoan theksoi prodhimin vendor dhe shtoi: “ Asnjë produkt, që mund të projektohet dhe prodhohet në vend, përveç rasteve urgjente, nuk do ta blejmë të gatshëm nga jashtë shtetit. Nëse do të jetë e nevojshme do të shpenzojmë më shumë kohë dhe para por me doemos do ta prodhojmë vetë”.

Ai rikujtoi se ditën e mërkurë u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Industrisë së Mbrojtjes dhe bëri të ditur se në mbledhje u mor vendimi për 55 projekte të industrisë së mbrojtjes me vlerë të përgjithshme 9,4 miliardë dollarë.

“Në këtë periudhë kur jemi duke zhvilluar operacione shumë të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, projektet tona të industrisë së mbrojtjes janë edhe më kritike. Ne jemi të detyruar të rishikojmë projektet që kanë përfunduar dhe ti përmirësojmë ato, të përshpejtojmë projektet aktuale dhe të veprojmë me shpejtësi për të marrë vendime për projektet e reja që janë në rendin e ditës. Ne pamë se nëse ne nuk prodhojmë vetë ato që na nevojiten kur vjen puna edhe një vidë bëhet element për presion madje edhe për shantazh” tha Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit