21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Erdogan: Netanyahu, ti je zëri i mizorëve, ti kryen terror shtetëror

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që i bëri në adresë të tij nëpërmjet Twitter-it.
Erdogan duke folur në ceremoninë e hapjes së disa projekteve në lagjen Arnavutköy të Stambollit, tha se “Netanyahu ke trokitur në derën e gabuar. Erdogan është zëri i të shtypurve, ti je zëri i mizorëve, ti kryen terror shtetëror”.
“Izraeli nuk ka të drejtë të akuzojë askënd pa dhënë llogarinë për mëkatet e veta, krimet kundër njerizimit, masakrat dhe shkatërrimet”, shtoi më tutje presidenti turk.
Kryeministri izraelit Netanyahu, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, kishte sulmuar presidentin turk për operacion anti-terrorist të Turqisë dhe rreth çështjes së Qipros.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit