12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdogan: Në qoftë se BE-ja nuk do ta pranojë Turqinë, atëherë le të deklarohet

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua Bashkimit Evropian me fjalët: “Në qoftë se nuk do ta pranoni Turqinë, atëherë deklarohuni”.

I ndodhur për kontakte zyrtare në Poloni, Presidenti Erdoan u takua me homologun e tij polak, Andrzhej Duda (Andrzej Duda).

Pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve të dy liderët organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalimit të tij Presidenti Erdoan preku në marrëdhëniet Turqi-BE dhe duke rikujtuar se BE-ja nuk e pranoj Turqinë për 63 vjet shtoi: “Vendet të cilat janë pranuar pas procesit të aplikimit tonë nuk kanë asnjë anë që mund të krahasohen me ne. Arsyeja e shtimit të kapitujve është që Turqisë të mos i mundësohet hyrja këtu (BE). Në qoftë se nuk do të na pranonin atëherë deklarohuni. As ju mos na pengoni e as ne nuk ju pengojmë. S’do të jemi ne ata që arratisen nga ringu dhe presin vendimin e tyre”.

Ndërkaq në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët turq Erdoan tha: “Për vendet e Amerikës Latine nuk ka viza. Turqia është vend kandidat, por ajo nuk mund të vij. A mund të bëhet një gjë e tillë? Kërkojmë nga miqtë tanë evropian që të prononcohen në lidhje me këtë. Liberalizimi i vizave do të bëhej në vitin 2013 dhe ata na vonojnë që prej asaj dite”.

Kreu i shtetit turk preku edhe në çështjen e refugjatëve, ku bëri të ditur se Turqia mirëpret rreth 3,5 milionë refugjatë për të cilët deri më sot ka shpenzuar mbi 30 miliardë dollarë.

“Nga Evropa u dërguan ndihma rreth 885 milionë euro. Shuma që duhet dhënë ishte gjithsej 6 miliardë euro. Turqia i mundëson të gjitha me mundësitë e veta. Shpenzimet që kemi bërë i tejkalojnë 30 miliardë dollarët”, deklaroi Erdoan.

Në prononcimin e tij në lidhje me marrëdhëniet me Poloninë Edoan tha se vendosmëria e Turqisë për të përkrahur kandidaturën e Polonisë për anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2018-2019 është e plotë.

Ai vuri theksin edhe në nevojën për të rritur vëllimin tregtar mes dy vendeve ndërsa shtoi se Linjat Ajrore Turke janë në gjendje për të rritur numrin e fluturimeve drejt këtij vendi.

Edhe Presidenti i Polonisë, Duda deklaroi se shpreson që Turqia një ditë do të bëhet anëtare e plotë e BE-së.

“Polonia në të kaluarën ka përkrahur punimet e Turqisë për anëtarësim, ndërsa me këtë përkrahje vazhdon edhe sot”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit