10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Erdogan: Në Lindjen e Mesme po përsëritet skenari i një shekulli më parë

Më të lexuarat

Në fjalën që mbajti në aktivitet me rininë në Stamboll, Presidenti Erdoan tha se disa fuqi po kërkojnë të vënë në skenë në Lindjen e Mesme, skenarin që kanë zbatuar një shekull më parë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se disa fuqi po kërkojnë që lojën e pistë që është luajtur një shekull më parë në gjeografinë e Lindjes së Mesme ta vënë sërish në skenë.

Erdoan mbajti një fjalim në edicionin e 4-ët të Takimit Rinor, organizuar nga Fondacioni i Rinisë së Turqisë (TÜGVA) në sallën e sporteve “Abdi İpekçi” në Stamboll.

Presidenti Erdoan tha se vendi dhe rajoni po kalojnë një periudhë kritike. Lindja e Mesme po përjeton një proces, ku vëllai vret vëllain për shkak të grindjeve për interes mbi baza etnike dhe fetare; vendbanimet islame që dikur kanë mirëpritur qytetërime, të cilat i kanë dhënë drejtim historisë, sot janë kryer në rrënoja.

Nga ana tjetër shikojmë që konceptet, që na i shkëlqejnë si vlera të shenjta të Evropës, nëpërkëmben nga vet zotëruesit e këtyre vlerave,- theksoi Erdoan,- ndërsa shtoi se sot po përjetojmë ditë, ku janë zbrazur të gjitha parimet që janë mishëruar tek njeriu, i cili është krijesa më e lartë në botë.

Organizatat terroriste që kanë dalë në pah në këtë proces, siç janë PKK/YPG, DAESH dhe FETO (Organizata Terroriste Gyleniste), dëmin më të madh ia kanë shkaktuar islamit, vijoi Erdoan, duke theksuar se këto organizata janë nënkontratorët e atyre që duan të copëtojnë rajonin.

“Në mënyrë të ngjashme me atë që ka ndodhur një shekull më parë, kur kufijtë e vendeve të hapësirës tonë gjeografike u vizatuan me gjak, me përçarje, sot po bëhen përpjekje për ta realizuar me anë të rrjeteve të organizatave terroriste. Një shekull më parë kishim marrëveshje të bëra ndërmjet Sykes dhe Picot, sot kemi marrëveshje të tjera sekrete që janë firmosur prapa dyerve. Një shekull më parë kishim njerëz si Lawrence, që fliste arabisht e vishej si njerëzit e vendit ku ai vepronte. Të njëjtën gjë bëjnë sot Lawrence-t modernë të veshur me xhybe, me mjekra dhe nën petkun e predikuesit dhe dijetarit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit