9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Erdogan, ministrit të Jashtëm gjerman: Kush je ti e sa vjet i ki?

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka një porosi për shefin e diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel.

“Ai nuk e di kufijtë e tij! Kush je ti të flasësh për presidentin e Turqisë?”, ka thënë Erdogan, pasi Gabriel e kritikoi ashpër për shkak të përzierjes në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, teksa u ka kërkuar turqve të Gjermanisë të mos votojnë për kancelaren Angela Merkel dhe dy partitë në pushtet, transmeton TG.

Gabriel e ka kritikuar këtë deklaratë të Erdoganit duke e quajtur akt të paprecedent të përzierjes në punët e shtetit Gjerman.

“Ai po do të na mësojë… Qe sa kohë je në politikë? Sa vjet i ke”, ka reaguar Erdogan. “Nuk është me rëndësi a na i hap dyert Gjermania ose jo. Kemi mjaftë dyer”!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit