12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdogan: Me sistemin presidencial do të jemi më efektivë në ekonomi

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në rast se fiton zgjedhjet presidenciale mund të luaj një rol më ndikues në politikat monetare.

Presidenti Erdoan, në kuadër të vizitës në Londër, në reportazhin e dhënë për kanalin televiziv Bloomberg, vlerësoi ekonominë turke dhe zgjedhjet e 24 qershorit që po afrojnë.

“Kë mban përgjegjës populli për çështjet e politikave monetare? Duke qenë se për këtë pyetet presidenti atëherë jemi të detyruar të japim imazhin e një presidenti efektiv në politikat monetare” tha Presidenti Erdoan.

Ndikimi i tillë i Presidentit është një ndryshim shumë i rëndësishëm – tha Erdoan dhe shtoi: “Kjo mund të shqetësojë dikë por jemi të detyruar. Ai që i jep përgjigje popullit është ai që udhëheq shtetin”.

Kurse një pyetjeje se si do të vazhdojë marrëdhënia me udhëheqjen e Bankës Qendrore, kreu i shtetit turk iu përgjigj duke thënë: “Tani kemi një marrëdhënie me Bankën Qendrore dhe kjo do të vazhdojë në këtë drejtim edhe këtej e tutje. Nuk jemi të rinj në udhëheqjen e vendit, detyrën nuk po e marrim rishtazi; po e drejtojmë vendin prej 16 vjetësh”.

Ai bëri të ditur se me sistemin presidencial do të luaj një rol më efektiv në politikat monetare dhe shtoi: “Kjo lloj udhëheqjeje ashtu siç është në Amerikë, ashtu siç është në Evropë ashtu do të jetë edhe në Turqi. Diçka që është e ligjshme për ata nuk mund të jetë e jashtëligjshme për ne. Të gjithë ta dinë si të tillë. Edhe ne do ti hedhim hapat tona sipas asaj. Nuk do të lejojmë kurrë që vendi ynë të humbë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit