9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdogan: Marrëdhëniet mes Turqisë e Gjermanisë do të normalizohen pas zgjedhjeve

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha sot se beson që tensionet e vazhdueshme mes Turqisë dhe Gjermanisë janë rezultat i politikës së brendshme, kryesisht për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në vend, duke theksuar se pret që marrëdhëniet mes dy vendeve do të kthehen në normale pas daljes së gjermanëve në votime.

Duke folur gjatë një ceremonie në provincën perëndimore Isparta, Erdogani tha se vendet evropiane shfrytëzojnë marrëdhëniet me Turqinë gjatë periudhës së zgjedhjeve.

“E dimë se shumica e kritikave të vendeve evropiane drejtuar Turqisë ka të bëjë me politikën e tyre të brendshme,” tha Erdogan.

Ai iu referua qëndrimit të Holandës gjatë referendumit të 16 prillit për reformën kushtetuese të Turqisë, e cila sipas tij ishte plotësisht e bazuar në interesat e tyre në zgjedhje.

“Në vitet e fundit, vendet si Austria dhe Franca kanë përdorur masa të ngjashme,” tha Erdogan, duke shtuar se Gjermania po ndjek të njëjtën rrugë për të dëmtuar marrëdhëniet me Turqinë në mënyrë që të mbledhë vota në zgjedhje.

Pas tensioneve gjatë fushatës së referendumit, marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë u tensionuan përsëri në qershor, pasi Ankaraja refuzoi ligjvënësit gjermanë të kenë qasje tek ushtarët e tyre të stacionuar në bazën ajrore Inçirlik në provincën jugore Adana.

Ndërkohë, Parlamenti gjerman votoi për tërheqjen e avionëve të saj Tornado dhe trupave nga baza dhe zhvendosjen e tyre në një bazë në Jordani.

Ligjvënësit gjermanë, kohët e fundit kërkuan një vizitë te ushtarët e tyre në një bazë ajrore të NATO-s, në krahinën qendrore të Konias, ku trupat janë të stacionuar si pjesë e operacioneve të Aleancës.

Me ndërhyrjen e NATO-s, Ankaraja konfirmoi se do të lejojë një delegacion parlamentar gjerman për të vizituar bazën nën mbikëqyrjen e një zyrtari të lartë të Aleancës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit