20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdoğan: Luhatjet e valutës, të motivuara politikisht

Më të lexuarat

Rritja e e menjëhershme e dollarit në 7 lira në muajin gusht, është dëshmi e një atentati ekonomik, tha Erdoğan

 

ANKARA (AA) – Luhatjet e fundit të valutës në Turqi kanë arsye politike, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo çështje është tërësisht e drejtuar nga motive politike”, tha Erdoğan në një takim të udhëheqësve provincialë të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në kryeqytetin turk Ankara.

Luhatjet e fundit kanë treguar gjithashtu se asnjë vend në botë nuk është i sigurt politikisht dhe ekonomikisht, shtoi Erdoğan.

Erdoğan iu referua rritjes së kohëve të fundit të normës mes dollarit amerikan dhe lirës turke, e cila ai tha se është sikurse një sulm ekonomik nga administrata Trump nën pretekstin e një çështjeje ligjore që përfshin një shtetas amerikan me dyshime për aktivitete terroriste që kanë synuar paqen dhe stabilitetin e Turqisë.

Erdoğan përshkroi këtë rritje “të menjëhershme” në muajin gusht si “dëshmi e një tentative për atentat ekonomik”.

Washingtoni ka vendosur sanksione ndaj dy ministrave të kabinetit qeveritar për moslirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Sanksionet e SHBA-së kanë qenë të natyrës politike, pasi Turqia ka kundërshtuar “kërkesat jorespektuese” të administratës amerikane, tha presidenti turk.

Të enjten, Banka Qendrore Turke ngriti normën e riblerjes së saj njëjavore me 625 pikë bazë, nga 17,75 në 24 për qind.

“Banka Qendrore ngriti në mënyrë të konsiderueshme normat e interesit, ndërsa tani do të shohim rezultatet e pavarësisë (së bankës)”, theksoi Erdoğan.

Erdoğan tha se Turqia është treguar e suksesshme në shmangien e këtyre sulmeve ekonomike falë masave të vendosura nga institucionet shtetërore dhe administrata ekonomike.

“Lufta jonë në çdo fushë vazhdon me intensitet”, tha ai.

Erdoğan gjithashtu vuri në dukje se eksportuesit turq duhet të përfitojnë nga nivelet aktuale në kurset e këmbimit valutor për të rritur vëllimin e eksporteve, si edhe prodhimin dhe punësimin.

“Turqia së shpejti do ta tejkalojë këtë lëkundje, por nuk do t’i harrojë as oportunistët, as sakrifikuesit”, tha ndër të tjera presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit