6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

“Erdogan kundër Ushtrisë së Kosovës” – shihni si bënë propagandë një media nga Kosova

Më të lexuarat

Situata në Kosovë këto ditë është shumë e tensionuar pas taksës 100% ndaj Serbisë dhe dështimit për liberalizmin e vizave. Tani pritet votimi për Ushtrinë e Kosovës, ndërsa NATO në anën tjetër po e kundërshton duke e paralajmëruar se shteti i Kosovës mund të përballet me sanksione për një veprim të tillë.
Por një media në Kosovë me ose pa qëllim e bënë një fushatë anti Erdogan, duke postuar një titull të tillë: “Erdogani kundër Ushtrisë së Kosovës”, ndërsa përmbajtja brenda artikullit nuk ka të bëj asgjë as me Erdoganin po as me Turqinë. Në shkrim flitet për dështimin e takimit për CEFTA-në mes autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë e Bosnjës.
Kjo nëse është për qëllime klikimi tregon se sa e ulët është por nëse ka për qëllim propagandën kundër miqve tonë nga shteti i Turqisë e tregon edhe më ulët portalin Periskopi, që për këtë nuk kursen as metodat më bizare për të propaganduar.

Mbrëmë është postuar lajmi, por ditën e sotme fatmirësisht ai lajm nuk ekziston dhe është fshirë. Ne kemi ruajtur atë për të dëshmuar poshtërsinë e një propagande kaq të ulët. Ky nuk është shembull i vetëm i kësaj nxitje të urrejtes nga portale të ngjashme, kjo vetëm sa për të futur huti dhe urrejtje në mes të popullit të Kosovës për ndonjë vend tjetër./KohaIslame.com/


Screenshot 1

Screenshot2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit