1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Erdoğan kritikon “paturpësinë” e shfaqur në stërvitjen e NATO-s

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar të shtunën incidentin i cili çoi në tërheqjen e trupave ushtarake turke nga një stërvitje në Norvegji, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një event të mbajtur në qytetin turk Rize të shtunën, Erdoğan tha se paralelisht me rritjen e fuqive të saj, Turqia po përballet me sulme të intensifikuara kundër saj.

“Dje ishit dëshmitarë të një paturpësie në stërvitjen e NATO-s në Norvegji. Janë disa gabime të cilat nuk shkaktohen nga njerëz të marrë, por vetëm nga njerëz të ndyrë”, tha Erdoğan. “Këtë paturpësi e cila ka në objektiv personalitetin tim dhe të themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk, e konsideroj si një reflektim të shtrembëruar të pikëpamjes të cilën e vërejmë së fundmi në NATO”, shtoi më tej ai.

Ndryshe, gjatë disa simulimeve kompjuterike gjatë stërvitjes së NATO-s në Norvegji, emri i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe fotografia e themeluesit të Republikës së Turqisë u treguan si armiqësore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri norvegjez i Mbrojtjes, Frank Bakke-Jensen, i kanë kërkuar falje Turqisë për incidentin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit