6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Erdogan komenton protestat në Europë: po tani kush po i dridh muret e sigurisë?

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se muret e sigurisë dhe prosperitetit të Evropës dridhen, jo nga refugjatët dhe muslimanëve, por nga qytetarët e tyre.

Duke iu referuar protestave të dhunshme në Francë, si dhe atyre në Belgjikë e Hollandë, Erdogan tha se ishte i shqetësuar nga ajo që po ndodhte në rrugët e qyteteve evropiane.

“Ne e kundërshtojnë kaosin që provokojë demonstruesit, si dhe dhunën joproporcionale kundër tyre”, tha ai.

“Por ata që mbollën populizmin politik duke inkurajuar frymën anti-Islam dhe anti-emigrantë, po ia hapin gropën vetes. Muret e sigurisë dhe prosperitetit po u dridhen e shkunden jo nga refugjatët apo muslimanët, por nga qytetarët e tyre”, shtoi Erdogan.

Ai tha se imazhet e sotme të rrugës, tregojnë se Europa ka rënë në provimet e demokracisë, të lirisë dhe të drejtave e njeriut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit