14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Erdoğan: Kemi një traditë të shtetit që ka ndërtuar qytetërime

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar një fjalim të mbajtur në Kongresin “Koncepti i ri i Turqisë në siguri” të Akademisë së Policisë i cili është zhvilluar në Qendrën popullore të Kongreseve dhe kulturës Beştepe në Ankara, se “Ne nuk jemi një shtet çadrash, një shtet fisesh. Ne kemi pikërisht një traditë shteti që ka ndërtuar qytetërime. Ne jemi të nderuar dhe krenarë. Por disa të pamatur që kujtojnë se vijnë brenda kësaj tradite, kryen ’15 korrikun’. Ata këtë e kanë paguar dhe do të vazhdojnë ta paguajnë. Ata të cilët ndodhen ende brenda kësaj pamaturie për mendimin tim duhet të vijnë në vete dhe duhet të kthehen nga kjo rrugë e gabuar që ndjekin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se të gjitha forcat e sigurisë dhe popullit po bëjnë një luftë në të gjithë Turqinë kundër terrorizmit, Erdoğan theksoi: “Ne e dimë shumë mirë se qëllimi kryesor i PKK-së, FETÖ-s, DEASH-it dhe i organizatave të tjera është që të na shkëputin ne nga fotografia e madhe dhe të na izolojnë brenda nesh. A e dini se çfarë do të sjellë kjo? Do të rrisë vetëbesimin e njerëzve tanë që jetojnë në rajon. Unë besoj se në juglindje dhe në lindje nuk do të ketë më nga ata që do të ulin qepenat kur ti thuhet ‘ulni qepenat’. Sepse ato do të përgjigjen nëse kryejnë një gjë të tillë”.

“Sigurisht që i vlerësojmë të gjitha përfitimet në Lozanë”

“Sigurisht që i vlerësojmë të gjitha përfitimet në Lozanë”, është shprehur Erdoğan, duke theksuar se “Kjo situatë që ndodhet brenda objektivave tona të betimit kombëtarë duke patur një qasje për fitoren e pavarësisë nuk na pengon që ne të shprehim disa të drejta që kemi qenë të detyruar të heqim dorë me Lozanën”.

Presidenti Erdoğan ndër të tjera ka theksuar se “Ne jemi një popull, por fatkeqësisht ata që kanë qëllim të na ndajnë kanë kryer çdo veprim për ta arritur këtë përçarje”. Ai ka shtuar se “edhe kjo me kuptimin e plotë të fjalës është racizëm. Por ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë”.

“Ne jemi të vendosur që hap pas hapi ta çojmë drejt përparimit Turqinë”

Duke përdorur shprehjen “Ne jemi të vendosur që hap pas hapi ta çojmë drejt përparimit Turqinë” Erdoğan është shprehur se “Ne do të vazhdojmë të përparojmë drejt objektivave tona edhe pse na duhet të përballemi me organizatat terroriste, me tentativë për grusht shteti, me sulme ekonomike dhe kurthe politike e diplomatike. Këtë luftë të cilën e kryejmë bashkë me popullin tonë për ti lënë një Turqi të fortë dhe të madhe brezit pasardhës ne do ta vazhdojmë po të jetë e nevojshme edhe me jetë. 15 korriku ka treguar se sa i vendosur është populli ynë në këtë çështje dhe se çfarë sakrificash mund të ndërmarrë ai nëse është e nevojshme. Nuk ka asnjë forcë që të ndalojë një popull i cili nuk ka frikë nga vdekja”.

“Do të përparojmë drejt Munbixhit”

“Aktualisht kemi mbërritur në El Bab, të cilin e kemi rrethuar nga perëndimi. Kjo nuk është e mjaftueshme, ndërsa tani do të nisemi drejt Munbixhit. Përse do të shkojmë atje, jo se jemi shumë kuriozë. Por se në Munbixh ndodhet PYD-ja dhe YPG-ja. Edhe ata duhet të largohen që andej të ikin në lindje. Ne këtë edhe më parë e kemi shprehur që ‘të largohen’, gjë për të cilën kemi marrë përgjigjen se ‘do të largohen’. Ndërsa tani na janë shprehur se janë larguar pakëz. Ne dëshirojmë që PYD-ja dhe YPG-ja të largohen plotësisht nga atje”, ka theksuar presidenti i Turqisë.

Duke theksuar se “do të bëjmë gjithçka të mundshme për të parandaluar në burim edhe çështjen e PKK-së, çështjen e DEASH-it dhe konfliktin sektar”, Erdoğan është shprehur se “Askush nuk mund të na ndalojë në përpjekjen tonë për formimin e zonës së sigurisë. Kufirin tonë me Sirinë do ta bëjmë të sigurtë kundër të gjithë organizatave terroriste. Gjithashtu edhe në çështjen e terrorizmit dhe kërcënimeve sektare në Irak në të njëjtën mënyrë do të vazhdojmë të ndjekim një politikë aktive me mbështetje ushtarake.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit