15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Erdogan: Ja si duhet shkaterruar Isis-in

Më të lexuarat

Sulmet ajrore mbi pozitat e Shtetit Islamik (SHI) në Irak dhe Siri janë të pamjaftueshme për eliminimin e grupit terrorist.

Për luftë efikase me të nevojitet operacion ushtarak tokësor, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin irakian, Fuad Masum, i cili ndodhet për vizitë në Ankara.

Erdogan precizoi cilat shtete duhet të marrin pjesë në operacionin tokësor kundër terroristëve në territorin e Irakut dhe të Sirisë.
Shefi i shtetit turk deklaroi se Ankaraja është e gatshme ta armatosë armatën irakiane dhe t’i trajnojë ushtarët irakianë.

“Gjithmonë e mbështesin tërësinë territoriale të Irakut dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë”, shtoi Erdogan, i cituar nga TV kanali turk NTV, transmeton Zhurnal.
Duhet ta dimë mjaft mirë se IS është virus, i cili ka për qëllim ta shkatërrojë komunitetin mysliman, nënvizoi Erdogan.

Erdogan e përmendi presidentin sirian, Bashar al Asad si fajtor për aktivitetin e rritur të grupit dhe deklaroi se Asad e “ushqen” IS-in. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit