12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Erdogan: I premë tentakulat oktapodit të rritur nga i mallkuari në Pensilvani

Më të lexuarat

“Le të dihet që i kemi prerë tentakulat oktapodit të rritur nga i mallkuari në Pensilvani”, deklaroi kreu i shtetit turk me rastin e dyvjetorit të 15 Korrikut…

 

Me rastin e dyvjetorit të përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 Korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim madhështor në Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (dikur Ura e Bosforit) në Stamboll, ku të pranishëm ishin qindra-mijëra qytetarë.

“Kjo fitore është rezultat i rezistencës së popullit dhe guximit të dëshmorëve e veteranëve tanë, të cilët atë natë sfiduan tanket dhe avionët”, tha Erdogani.

“Lus Allahun t’i mëshirojë të gjithë dëshmorët tanë, të cilët shkruan epope, mbrojtën ezanin, flamurin dhe pavarësinë tonë kundër njerëzve të poshtër të FETO-s natën e 15 Korrikut”, shtoi presidenti turk.

Ai theksoi se 15 Korriku nuk do të harrohet dhe nuk do të lejojnë të harrohet.

“Për ne do të ngelet i regjistruar në histori”, theksoi lideri turk.

Sipas tij, më 15 Korrik, Turqia ka dëshmuar para botës pjekurinë demokratike.

“Shpresoj ta kemi mbyllur defterin e puçeve në vendin tonë për të mos u hapur më kurrë”, deklaroi ndër të tjera Presidenti Erdogan duke e cilësuar sprapsjen e tentativës për grusht shteti si “rilindje e kombit turk”.

“Le të dihet që i kemi prerë tentakulat oktapodit të rritur nga i mallkuari në Pensilvani”, theksoi ai duke siguruar se lufta e Turqisë kundër FETO/PDY-së do të vazhdojë derisa të japë llogari edhe tradhtari i fundit anëtar i kësaj organizate djallëzore.

Më 15 Korrik 2016, organizata terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) tentoi një grusht shteti ushtarak për të përmbysur rendin kushtetues dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi, me ç’rast u martirizuan 251 persona dhe u plagosën mbi 2.000 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit