6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdoğan: Evropa u hap dyert organizatave terroriste PKK dhe FETO

Më të lexuarat

“Me përjashtim të disa vendeve, Evropa po përpjeton humbje të arsyes së shëndoshë. Sidomos Gjermania, me të cilën ne flasim gjëra të bukura…Ata flasin gjëra të tjera, por e vëreni se sërish i hapin dyert për organizatat terrorsite si PKK dhe FETO”

 

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se vendet e Evropës u hapin dyert organizatave terroriste si PKK dhe FETO, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me përjashtim të disa vendeve, Evropa po përpjeton humbje të arsyes së shëndoshë. Sidomos Gjermania, me të cilën ne flasim gjëra të bukura…Ata flasin gjëra të tjera, por e vëreni se sërish i hapin dyert për organizatat terrorsite si PKK dhe FETO”, tha Erdoğan, i ftuar në një transmetim të përbashkët të Habertürk TV, Show TV dhe Bloomberg HT.

Komenti i Erdoğan erdhi pasi u pyet nga drejtuesi në lidhje me një miting ditë më parë në Gjermani të partisë opozitare HDP të mbështetur nga grupi terrorist PKK, ndërkohë që vendet kryesore të Bashkimit Evropian (BE) nuk i kanë dhënë mundësi partisë së tij të mbajë mitingje.

“Një kohë filluan të hedhin hapa seriozë kundër këtyre organizatave terroriste. Por tani po afrohen sërish zgjedhjet dhe kanë nisur të sajojnë arsye si ajo që duhet merreshka leje para tre muajsh…Deri më sot nuk ka pasur një zbatueshmëri të tillë, mos vallë PKK-ja ka marrë leje para tre muajsh? Ata jo vetëm partinë tonë atje, por edhe organizatat e shoqërisë civile nuk i lejojnë, nuk u japin salla. Një qëndrim i tillë është i papranueshëm”, theksoi Erdoğan.

Ai bëri të ditur se ministri i jashtëm turk do të shkojë në Gjermani me rastin e përvjetorit të fatkeqësisë Solingen, ku do të zhvillojnë një takim me kancelaren Angela Merkel dhe do të bisedojnë për çështjet në fjalë.

“Por, një gjë duhet ta kenë të qartë, se ne jemi bashkë në NATO. Së bashku jemi një fuqi globale. Po ashtu kemi një rrjet të rëndësishëm përsa i përket marrëdhënieve tona tregëtare. Ne atje kemi rreth pesë milionë qytetarë tanë, nga të cilët një milion janë me shtetësi të dyfishtë. Në të njëjtën kohë, në Turqi vijnë rreth 4-4,5 milionë turistë çdo vit. Përse Gjermania e shikon kështu Turqinë”, potencoi presidenti Erdoğan.

Ai theksoi nevojën për kapërcimin e këtyre çështjeve dhe të mos u jepet hapësirë terroristëve. “Unë shpresoj se do ta rregullojmë këtë proces”, shtoi Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit